8 gusht 2015 – Duke filluar nga 1 janari 2016, edhe pagat e ulëta deri në 15 mijë lekë në muaj, mund të tatohen. Qeveria shqiptare ka bërë gati ndryshimet në ligj dhe drafti u është shpërndarë grupeve të interesit, ku për herë të parë është vendosur tatimi mbi fitimin 5% për pagat deri në 15 mijë lekë në muaj. Aktualisht ky tatim është zero për pagat deri në 30 mijë lekë në muaj.
Neni 25 i projektligjit në fjalë, saktëson se për nivelin e të ardhurave nga 0 në 180 mijë lekë në vit, ose ndryshe për pagat deri 15 mijë lekë në muaj, tatimi do të jetë 5 përqind.
Për pagat mbi nga 15 mijë deri në 130 mijë lekë në muaj, tatimi mbi fitimin do të jetë 13 %. Ndërsa tatimi për të ardhurat mujore mbi 130 mijë lekë në muaj, do të jetë 23%
Me ligjin aktual, në Shqipëri, pagat deri në 30 mijë lekë në muaj nuk tatohen, ata që kanë një pagë nga 30 në 130 mijë lekë në muaj tatohen me 13%, ndërsa për personat me pagë mbi 130 mijë lekë në muaj, tatimi është 23% e shumës.
Draft ligji për ndryshimet në tatimin mbi të ardhurat, ndodhet aktualisht në fazën e diskutimeve dhe në vjeshtë ai pritet të përfshihet si pjesë e ndryshimeve në paketën fiskale që do të dorëzohet në Kuvend për vitin 2016.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/