6 gusht 2015 – Një aksident automobilistik i trefishtë, i regjistruar pak më parë në superstradën Durrës-Tiranë, ka shkaktuar një trafik të rënduar, duke e çuar gati në 3 km radhën e automjeteve në këtë aks rrugor.

Aksidenti ku u përfshinë dy autobusë dhe një makinë ndodhi në afërsi të Maminasit rreth orës 17:00.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun e rënduar.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/