5 gusht 2015 –  Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit (DING) e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) njofton se i ka vënë një gjobë të rëndë, prej 2 250 000 lekë (mbi 16 mijë euro), firmës së sitjes së karburanteve “Olsi” shpk. ISHTI-ja thotë se, nga kontrollet e ushtruara në distributorët në Himarë (qarku i Vlorës) dhe në Shkozet (bashkia dhe qarku i Durrësit), ka rezultuar se pika e flakërimit ishte 44 dhe 37, duke shkelur standardin që parashikon ligji përkatës në nenet 15 (pika 6) dhe 25 (pika 1, germa j dhe pika 2). Kjo firmë është përsëritëse, prandaj është ndëshkuar kaq rëndë, me mbi 16 mijë euro.      

Info

Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit (DING) ushtron veprimtarinë e vetë në kontrollin në fushën e përpunimit, transportit dhe tregtimit të naftës dhe gazit dhe nënprodukteve të tyre, për zbatimin e kushteve të parashikuara në lejet apo autorizimet përkatëse që u janë dhënë personave juridikë, në instalimet, impiantet dhe pajisjet e përdorura, në mënyrë  që ato të zbatojnë normat teknike dhe masat mbrojtëse kundra zjarrit. DING-u kryen rregullisht inspektime në shoqëritë  e tregtimit me shumicë dhe stacionet e shitjes të nënprodukteve të naftës dhe lëndëve djegëse.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/