5gusht 2015 – Infermieri Everest Duka, i cili u arrestua për tentativë përdhunimi të një 16-vjeçareje në Elbasan, tregon se e mitura e ka kërcënuar për denoncim në polici. “Po nuk më more nuse do të të çoj në polici”, mësohet të jetë mbrojtur 26-vjeçari. Sipas tij është e pakuptimtë që ai të ngacmojë një të mitur, sidomos një paciente, kur në spital ka kamera vëzhgimi.
Ai ka pranuar se ka folur më herët me telefon me vajzën, e cila i ka kërkuar që të martohej me të. “Burri im ka shkuar për azil, duhet të martohemi bashkë”, i është shprehur e mitura, e cila është pjesë e komunitetit rom.
Pritet që nesër në Gjykatën e Elbasanit të merret masa e sigurisë për infermierin, ku do të zbardhen detaje nga kjo histori.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





