5 gusht 2015 – Sheshi “Liria” ndër vite ka mirëpritur dhe do të mirëpresë aktivitete të ndryshme që nga ato politike e deri tek eventet e larmishme muzikore. Por, këtë herë bashkë me koncertin muzikor të mbrëmjes është i detyruar të “mirëpresë” dhe mjete të rënda transportuese, ku për orë të tëra trajleri që ka transportuar pajisjet për zhvillimin e koncertit qëndron i parkuar në shesh duke zënë një pjesë të hapësirës së këtij sheshi.

Me sa duket kjo ka qenë zgjidhja më e shkurtër dhe me më pak telashe në trafikun e rënduar të këtyre ditëve. 

Le të shpresojmë që të tilla raste të mos përsëriten më gjatë organizimit të aktiviteteve të tjera të ardhshme, ku sheshi mund të shërbejë edhe për parkimin e mjeteve të transportit…  

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/