5 gusht 2015 – Goditet dhe kanoset për vdekje një efektiv policie në qytetin e Durrësit.
Autori i ngjarjes është shtetasi Arben Pllumi, 45 vjeç, banues po në Durrës, të cilin uniformat blu e arrestuan në flagrancë. Ndërsa identiteti i punonjësit të policisë që është kanosur nuk bëhet me dije.
Policia e Durrësit në një njoftim për shtyp deklaron se, "Arben Pllumi, ka kundërshtuar duke penguar veprimet e ligjshme të policisë, e ka goditur për shkak të detyrës dhe ka kanosur për vrasje punonjësin e policisë".
Çështja i kaloi Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për 3 veprat penale që akuzohet 45-vjeçari: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





