3 gusht 2915 –  Të hënën, më 3 gusht 2015, drejtoria rajonale e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sha Durrës bëri të ditur se më 24 dhe 25 gusht 2015 do të organizojë dy prokurime të hapura për investime të konsiderueshme në rrjetin elektrik të Durrësit, me një vlerë gjithsej prej 187 109 162 lekë (1 milion e 300 mijë euro). Kështu për zgjatimin e fiderit nr. 2 të nënstacionit 110 Spitallë është vënë një fond limit nga të ardhurat e kompanisë prej 130 815 294 lekë (mbi 900 mijë euro). Kurse për ndërtimin e rrjetit të tensionit të ulët me kabëll ABC do të jepen 56 293 868 lekë (mbi 400 mijë euro).

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/