3 gusht 2015 – Prokuroria përfundon hetimet dhe kërkon dënimin e tre autorëve të dyshuar pas ngjarjes makabër në Durrës, ku dy kunatat e moshuara, Elsa dhe Gjinovefa Vava, u vranë gjatë një grabitjeje në banesën e tyre. 

Burime nga akuza thanë për ‘A1Report’ se Indrit Shaqja, Velson Elmazi dhe Artur Kaçanolli, janë nën akuzë për veprën penale të 'vjedhjes me pasojë vdekjen', vepër kjo e kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet ka rezultuar se Artur Kaçanolli, nipi i Gjinovefa Vavas në Durrës, kishte planifikuar grabitjen pasi dinte vendin ku tezja e tij fshihte paratë dhe me ndihmën e dy shokëve ka vënë në zbatim gjithçka duke ndjekur grabitjen nga trotuari përballë shtëpisë së tezes.

Më 2 shtator të 2014-ës, Indrit Shaqa dhe Velson Elmazi do të futeshin në banesën 2-katëshe ku jetonin kunatat Vava dhe i kanë mbytur në pak minuta. Pasi i zunë frymën ata arritën të merrnin 200 mijë lekë.

Pas ngjarjes, blutë e Durrësit prangosën Artur Kaçanollin dhe Velson Elmazin, ndërsa Indrit Shaqja u arrestua më 26 qershor të këtij viti në Madrid të Spanjës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/