1 gusht 2015 – Në qarkun e Durrës-Krujë ka përfunduar vaksinimi kundër brucelozës tek remonti. Me 16 500 doza, kryesisht në femra, janë vaksinuar të delet dhe dhitë, në 20-25 për qind të tufës, tha për agjencinë e lajmeve “Dyrrah” drejtoria rajonale e bujqësisë e qarkut. Po ashtu ka përfunduar vaksinimi i derrave kundër murtajës, ku janë përdorur 3 mijë doza. Në qark përgjithësisht gjendja e bagëtive nga pikëpamja veterinare paraqitet shumë e mirë, thanë specialistët.
Info
Brucelozaështë sëmundje infektive zoonozë, e cila shkaktohet nga bakteriet e gjinisë Brucella, prek të gjitha llojet e kafshëve edhe shpendët është e transmetueshme në njerëz dhe përbën një problem të madh për shëndetin publik.
karakterizohet nga dështime në tufë (abortimet), artrite, epididimite, bursite, mastite.
Murtaja klasike e derrave (Pestis suum clasica) është sëmundje ngjitëse dhe prek vetëm derrat e të gjitha moshave dhe racave. Shkaktari, një virus filtrues, nuk prek kafshët e tjera, e as njeriun. Vetë fjala murtajë flet për seriozitetin e sëmundjes. Ajo shtrihet shpejt, shkakton dëme të mëdha dhe rrezikon ekonominë e krejt një vendi.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/