29 korrik 2015 –  Në Durrës funksionojnë 10 pishina private si për stërvitje noti ashtu dhe në përbërje të objekteve turistike. Sikurse u informua “Dyrrahu” në Drejtorinë e Higjienës dhe Epidemiologjisë, deri më 29 korrik 2015, në laboratorët e saj nuk është paraqitur asnjë kërkesë për analiza.

Në momentin e hapjes së sezonit turistik (zakonisht më 15 maj të çdo viti) dhe në mes të sezonit, në fund të korrikut, si subjektet private ashtu dhe inspektorati përkatës, duhet të sjellin mostrat e ujit dhe të kërkojnë inspektim higjienik-sanitar të pishinave.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/