· Përfshirë pajisje mjekësore, video-gejme dhe konsole, sisteme shtëpiake hi-fi, headphone, blue-ray/DVR players, gjysmëpërçues dhe pajisje GPS.
· Tarifat do të shfuqizohen brenda tre vjetëve nga momenti i fillimit të hyrjes në fuqi të marrëveshjes, që parashikohet nga 1 korriku 2016
28 korrik 2015 – Arrihet marrëveshje mbi tregtinë pa tarifa doganore për një numër mallrash të teknologjisë së lartë, që e nënshkruan 54 nga 161 anëtarë të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).
Të hënën, më 27 korrik 2016, në një komunikatë për shtyp, Komisioni Evropian vë në dukje se “zgjerimi i Marrëveshjes së Teknologjive të Informacionit të vitit 1996 është më e madhja në gati dy dekada vjet reduktimi të tarifave doganore në kuadër të OBT-së”. Në listën e palëve në marrëveshje janë Bashkimi Evropian dhe të gjithë 28 anëtarët e saj, si dhe Shqipëria, Australia, Kanadaja, Kina, Kolumbia, Kosta Rika, Guatemala, Hong Kongu, Islanda, Izraeli, Japonia, Koreja e Jugut, Malajzia, Mauricius, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Filipinet, Tajvani, Singapori, Zvicra, Tajlanda, Turqia dhe SHBA-ja. Nismëtare dhe ndërmjetëse në negociata ishte BE-ja, theksohet në komunikatë. Detyrimet doganore do të shfuqizohen brenda tre vjetëve nga momenti i fillimit të hyrjes në fuqi të marrëveshjes, që parashikohet nga 1 korriku 2016.
Vendet pjesëmarrëse do të lirojnë nga detyrimet doganore një asortiment të gjerë produktesh, përfshirë pajisje mjekësore, video-gejme dhe konsole, sisteme shtëpiake hi-fi, headphone, blue-ray/DVR players, gjysmëpërçues dhe pajisje GPS.
Marrëveshja nuk do të mbulojë produkte të caktuara elektronike, që u nënshtrohen taksave në BE, të tilla si monitorues të caktuar, projektorë, radio jodigjitale automjetesh, si dhe TV-të.
Në deklaratë citohet Komisionarja e Tregtisë në BE, suedezja Sesilia Malmstrëm (Cecilia Malmström), e cila e quajti këtë marrëveshje një arritje të madhe ndërkombëtare, kompromis reciprokisht të dobishëm midis vendeve të ndryshme. Malmstrëm tha se marrëveshja do të ulë kostot për konsumatorët dhe biznesin, në mënyrë të veçantë për firmat e vogla, të cilat janë goditur së tepërmi rëndë nga tarifat tejet të larta në të kaluarën.
Shtetet eksportuese të produkteve të IT-së kanë rënë dakord të heqin tarifat, tha Organizata Botërore e Tregtisë (OBT): “Eliminimi i tarifave në tregtinë e kësaj shkalle do të ketë një ndikim të madh. Xhiroja vjetore e këtyre 201 produkteve vlerësohet në mbi 1,3 trilionë dollarë, rreth 7 për qind e xhiros së përgjithshme botërore sot. Kjo përqindje është më e madhe se tregtia globale në prodhimet e automobilave – apo tregtinë e tekstileve, veshjeve, hekur dhe çelik së bashku”.
/përgatiti th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/