Depozitat e ujit, a do të shpëtojmë nga mbipesha në taraca?
25korrik 2015 – Taracat e pallateve ku banojmë vazhdojnë të jenë të mbingarkuara me depozitat familjare të ujit. Prej më shumë se 15 vjetësh uji që vjen në rubinetat e shtëpive tona kalon më parë nga depozitat 1.000-5.000 litërshe, që banorët kanë instaluar mbi kokat e tyre.
Realizimi i projekteve pjesore të furnizimit me ujë nuk ka mundur t'i bindë banorët që t'i heqin depozitat dhe instalimet, që sipas specialistëve u kanë kushtuar qytetarëve durrsakë disa milione euro gjithsej.
Në muajt e ardhshëm pritet të nisë zbatimi i një projekti afatgjatë me një investim prej 86 milione USD, që mbështetet financiarisht nga Banka Botërore.
Nëse kjo sipërmarrje rezulton pozitive, durrsakët mund të binden që t'i lehtësojnë taracat nga pesha e depozitave personale të ujit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Federata Shqiptare e Vrojtuesve të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë apel për rritjen e sigurisë në plazhe
Gjendet i mbytur një 62-vjeçar në liqenin e Viroit në Gjirokastër
Rriten dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit pas marrëveshjes SHBA-Iran
Porto Palermo, nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore





