23korrik 2015– Kristina e Tedi Cicani, 20 dhe 18 vjeç, janë dy viktimat e zjarrit që ra në banesën e tyre në Korçë në orët e para të ditës së sotme.
Bashkë me ta u asfiksua e më pas gjeti vdekjen nga zjarri edhe nëna e tyre, Esmeralda. I vetmi që i mbijetoi tragjedisë është kryefamiljari, i cili punonte në një pikë karburanti, turn i tretë.
Për shkak se banesa u shkrumbua nga flakët tërësisht, ceremonia e dhënies së lamtumirës, u krye në kishë dhe jo në shtëpi.
Policia deklaroi se shkak i zjarrit u bë djegia e një pajisjeje elektroshtëpiake.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





