23 korrik 2015 – Këtë vit në plazhin e Durrësit mungojnë pushuesit nga Kosova dhe Maqedonia.
Plazhit i janë rikthyer durrsakët, tiranasit dhe të huajt, pjesa më e madhe e të cilëve janë ditorë. Kjo situatë me numër të pakët pushuesish ka bërë që çmimet në restorante dhe hotele të jenë të ulëta. Pushuesit aktualë ndjehen shumë të kënaqur, sepse numri i ulët i pushuesve ka ndikuar në rritje të shërbimeve dhe të pastërtisë.
Ky është reportazhi i përcjellë nga gazetarja e 'News 24', Klodjana Haxhiaj për plazhin e Durrësit.
Ndiqni më poshtë video-reportazhin: