22korrik 2015 – Jugu pushtohet nga stuhia e më pas nga errësira si pasojë e defektit në linjën e transmetimit të energjisë elektrike.
Pushuesit në Dhërmi e Himarë janë zënë në befasi nga shiu e era që nisi papritur, kur në qytetet e tjera të vendit, temperaturat i kaluan 40 gradë. Qyteti i Durrësit ka qenë mes tyre, ku banorët ose i janë drejtuar detit ose janë mbyllur nëpër zona të freskëta, me kondicionerë e freskuese.
Aktualisht, OSHEE njofton për shkëputje të energjisë elektrike në zonat e jugut, duke zhgënjyer turistët e shumtë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





