22 korrik 2015 – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nis një investim të rëndësishëm në zonën e Spitallës me një vlerë prej 355.284.856.21 lekësh pa tvsh. Ky investim parashikon ndërtimin e dy fiderave të rinj 20 kw, fideri 4 dhe fideri 10, /-110/20 kw në Spitallë dhe rikonstruksionin e rrjetit TU të kabinave të dy fiderave të rinj Spitallë-Durrës. Në inaugurimin e nisjes së punimeve për këtë investim të madh në fushën energjetike, morën pjesë Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, Administratori i Përgjithshëm i OSHEE-së Adrian Çela dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.
Ministri Gjiknuri në një prononcim të shkurtër për mediat u shpreh:
“Po zbatojmë një plan të mirëmenduar investimesh në sistemin energjetik, duke përmirësuar në këtë mënyrë shërbimin ndaj qytetarëve dhe rritur cilësinë e furnizimit me energji eklektrike”.
Ky investim i nisur sot pritet të përfundojë pas gjashtë muajsh. Vetëm për vitin 2015 në sistemin tonë energjetik janë parashikuar të investohen 40 milionë dollarë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/