21 korrik 2015 – Në Përmet vazhdon që prej 18 vjetësh konflikti mes institucioneve të kulturës dhe kishës ortodokse.
Megjithëse Gjykata Kushtetuese ka vendosur t’i japë të drejtë institucioneve vendore, në mjediset jashtë Pallatit të Kulturës çdo të diel organizohen meshat fetare me pjesëmarrjen e një grupi besimtarësh. Mjediset e shtëpisë së kulturës janë amortizuar dukshëm, ndërsa konflikti mes palëve ka bllokuar punimet e restaurimit.
Fotot dëshmojnë ritualet fetare të së dielës në hyrje të Pallatit të Kulturës në Përmet.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





