20korrik 2015 – Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili në rrjetet sociale është pagëzuar si “filozof”, së fundmi ka marrë titullin “Akademik Efektiv Nderi” nga Akademika Inernacionale Konstandiniane e Shkencave Mjekësore, Juridike dhe Sociale të Italisë. Lajmin e bën me dije PDK-ja përmes një njoftimi për mediat.
“Një delegacion i Akademise Internacionale Konstadiniane te Shkencave Mjekësore, Juridike dhe Sociale të Italisë (Accademia Internazionale Costantiniana delle Scienze Medice Giuridiche e Sociali), i kryesuar nga rektori Paulo Goliani dhe sekretari i Pergjithshem Daniele Mariuto, i ka dorëzuar në Selinë e PDK, kryetarit të Partisë Demokristiane Nard Ndoka dëshminë me përcaktimin: Akademik Efektiv Nderi. Rektori i Akademise Konstadiniane Paulo Goliani, pasi falenderoi z. Ndoka për kontributin e tij për prezantimin dhe mbrotjen e vlerave kristiane dhe europiane në Shqipëri dhe për zbatimin e projektit politik qartës europian, projekt që ka ndërtuar europën moderne, theksoi se Akademia që mban emrin e perandorit të Romës me prejardhje ilire Konstandini i Madh, e ka për nder që prej sot ka në radhet e saj zotin Ndoka si Akademik Nderi”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokristiane.
Para zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, Nard Ndoka braktisi koalicionin opozitar për t’ju bashkuar mazhorancës qeverisëse.





