20 korrik 2015 – Gjithfarësoj kabllosh, telash dhe lidhjesh nga më të çuditshmet të shfaqen kudo në rrugët tona dhe thuajse në çdo hapësire publike midis pallateve.

Mjafton të ngresh fare pak kokën dhe syri të sheh një rrjetë të pafundme kabllosh e telash, madje në disa raste nga dendësia e këtyre rrjeteve të telave ka mbirë dhe bimësi e egër.

Kjo ndotje vizive për qytetin të shfaqet kudo si një tablo e shëmtuar, e pashembullt në llojin e vet, madje hera-herës shfaqet dhe si rrezik mjaft serioz për jetën e njerëzve.

Dhe përballë kësaj situate, natyrshëm të lind pyetja: Edhe sa kohë u duhet qytetarëve të presin, që kjo situatë problematike të marrë një zgjidhje përfundimtare?

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/