19korrik 2015 – Në Shqipëri mungojnë rojet bregdetare, në Itali ata ndihmohen edhe me qen. Ditën e sotme, në plazhin Kaorle të Venecias u shpëtuan dy gra shqiptare, të cilat kishin shkuar për t’u larë.
Përveç rojeve bregdetare, në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe qentë e stërvitur për këtë qëllim, pikërisht një pitbull, një amstaf dhe një terranova.
Njëra prej grave, e cila kishte pirë më shumë ujë, u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





