19korrik 2015 – Një familje shqiptare që po hynte në mënyrë klandestine në Greqi u përfshi nga tragjedia. Vajza 14-vjeçare e çiftit Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Grevena. “Balkan Ëeb” shkruan se familja shqiptare, ku burri 41 vjeç dhe gruaja 30 vjeçe, ishin nisur për në Kalambaka Trikala për të kërkuar punë. Rrugës ata kanë ndaluar të çlodhen dhe vajza 14-¬vjeçare ka shkuar të freskohet në lumë. Por e mitura është rrëmbyer nga uji dhe për shkak se nuk ka ditur not, është mbytur.

Pas ngjarjes tragjike prindërit janë paraqitur në policinë e Grevenasë dhe kanë kërkuar ndihmë.

Ata i rrëfyen policisë se u detyruan të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin për shkak se donin të jetonin e punonin në Greqi, pasi kishin dëgjuar se në Kalamaka po kërkonin njerëz për punë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/