19korrik 2015 – Sot mund të duket ditë e nxehtë, por e marta do të shënojë një tjetër rekord temperaturash, që nuk janë parë prej vitesh në vendin tonë.
Siç parashikohet nga shërbimet meteorologjike, e marta mund të regjistrojë mbi 40 gradë në diell. Specialistët e shëndetit bëjnë apel që të mos dilet në orët e pikut jashtë, por të qëndrohet në ambiente të freskëta dhe të konsumohen shumë lëngje.
Kjo situatë do të vazhdojë deri në mesjavën e ardhshme, ndërsa në ditët në vazhdim parashikohet një ulje e lehtë temperaturash.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/