19korrik 2015 – Që prej natës së djeshme, qindra pasagjerë shqiptarë që do të udhëtonin nga Ankona e Italisë drejt Portit të Durrësit janë bllokuar si pasojë e një defekti. Pasagjerët kanë telefonuar në News 24, duke treguar se janë që prej orës 17:00 të së premtes në traget dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë.

Vetëm para pak minutash, nga ekuipazhi u njoftuan se udhëtarët do të nisen drejt Durrësit me një tjetër traget, i cili do të niset nga Bari në orën 11:00.

Pasagjerët janë tensionuar, duke qenë kundër këtij urdhri, pasi u duhet të udhëtojnë mijëra kilometra për të arritur portin e Barit. Pritet vendimi i kompanisë për udhëtimin.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/