17 korrik 2015 –  Pas 20 vjetëve qëndrimi në Apenine, më në fund durrsaku Agron Beja, dy vajzat dhe e shoqja marrin nënshtetësinë italiane dhe regjistrohen në gjendjen civile të qytetit të vogël turistik Alassio, komunë me 11 mijë banorë, provinca e Savonës në bregdetin perëndimore të Liguria-s, Italia e Veriut, njofton portali “savonanews.it”.

Betimi është bërë të enjten, më 16 korrik 2015. Sipas Agronit: “Kryetarin e komunës Enco Kanepa (Enzo Canepa) e kërkuan në telefon. Ai nuk mund të ishte i pranishëm në ceremoninë e betimit për shkak të angazhimeve të tjera, por më tha se është shumë i lumtur që të më ketë qytetar në Alassio. Gëzim që natyrisht ia kthej me gjithë zemër”.

Deri dhe llogaria në Facebook e Hotel “Aida”-s kishte shumë postime për këtë ngjarje. Pronari i hotelit thotë: “E mirëpritëm Agronin dhe familjen e tij me gëzim. Ata janë njerëz vërtet të mirë”.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/