16korrik 2015 – Një rast i denoncuar në rrjetet sociale ka shpëtuar nga shfrytëzimi një fëmijë 7 vjeç. Ishte një pushues në Gjirin e Lalëzit i cili publikoi në faqen “Jeta osh qejf” një fakt tronditës. Sipas tij, fëmija i quajtur Erind, ishte i detyruar të shiste në mes të vapës kikirikë e fara, nga një grua që nuk ishte as e ëma e as i ati.
Pas këtij publikimi, reagoi Njësia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Këshillin e Qarkut Durrës. Përfaqësuesja e kësaj Njësie, Jona Muhametaj, tha se, grupi i punës ka shkuar në Gjirin e Lalëzit dhe ka gjetur aty fëmijën. “Me familjen e tij është rënë dakord që djali të mos shesë më. Ky është hapi i parë i bërë, në bashkëpunim me policinë në këtë zonë.
Rasti do vazhdojë të ndiqet deri në zgjidhjen e tij përfundimtare”, tha Muhametaj, ndërsa theksoi faktin se nga dita e nesërme do të nisë një aksion, bashkë me policinë, për të identifikuar të gjitha këto raste.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/