16 korrik 2015
1. Megi Tare, shkolla “Gjergj Kastrioti”
2. Deni Jero, shkolla “Gjergj Katrioti”
3. Rega Kopliku, shkolla “Turgut Ozal”
4. Anis Bardhi, shkolla “Migjeni”
5. Enxhi Plaku, shkolla “Naim Frashëri”
6. Xhoana Ndreka, shkolla “Rilindja”
7. Irla Doçi, shkolla “Top School”
8. Andia Beqo, shkolla “Leonik Tomeo”
9. Sara Nishani, shkolla “Konica”
10. Xhoana Zura, shkolla “Iliria”
11. Estida Vezi, shkolla “Mihal Ikonomi”
12. Eni Simoni, shkolla “Olsi Lasko”
13. Anxhela Dervishi, shkolla “16 Shtatori”
14. Anxhela Gjoka, shkolla e mesme në Manëz
15. Ibadete Cala, shkolla e mesme në Kullë
16. Klaudia Xhixha, shkolla e mesme në Maminas
17. Elinda Gjinomadhi, shkolla e Medresesë
18. Martela Cela, shkolla e mesme në Katund të Ri
19. Pullumb Neziri, shkolla e mesme në Ishëm
20. Ermelinda Toshi, shkolla e mesme në Sukth të Ri
Këta janë 20 maturantët më të mirë të vitit për rrethin e Durrësit shpallur në bazë të rezultateve mësimore të arritura, ku në mënyrë simbolike në dorë mbanin pishtarin e ndezur të dijes. Ishte kjo një nismë e Drejtorisë Arsimore Rajonale Durrës në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave të mesme.
Veç prindërve të maturantëve, aktiviteti i zhvilluar te ‘Sfinksi’ tërhoqi dhe qytetarë të shumtë që kryenin ritualin e zakonshëm të shëtitjes buzë detit.
Lindita Mukaj, drejtoresha e Arsimit në Durrës, pas një fjale të shkurtër përshëndetëse për të pranishmit, u shpërndau 20 maturantëve certifikatën “Maturanti i vitit 2015”.
Muzika e përzgjedhur dhe performanca e grupit të valleve i dhanë aktivitetit ngjyra festive.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/