14korrik 2015 – Zbardhet vrasja e marangozit 32-vjeçar në Sarandë, Edmond Thodhori. Policia arrestoi sot 3 persona dhe shpalli në kërkim 3 të tjerë, të njohur të tyre, nga Gjormi i Krujës dhe Laçi. Mesnatën e 9 korrikut, xhaxha e nip, Gani Hysa, 41 vjeç dhe Keivi Hysa, 21 vjeç u konfliktuan për motive të dobëta me sarandiotin. Të nesërmen ata kërkuan ndihmë tek të tjerë, duke kryer ekzekutimin e 32-vjeçarit pas 24 orësh. Fillimisht e kanë rrethuar mjetin e tij, duke thyer xhamat me shkop bejzbolli dhe me qytën e pistoletës e më pas qëlluan për vdekje Edmond Thodhorin. Pas kryerjes së krimit, të gjithë autorët janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim te vendbanimeve të tyre. Në fillim u dyshua se autorët ishin kosovarë, por shumë shpejt u bë identifikimi i tyre.

Policia arrestoi:

1. Ledi (Enkelejd) Ben (Saba) Hysa, 25-vjeç, banues në Laç

2. Ylli Qemal Reçi, 23-vjeç, banues në Gjorm-Krujë

3. Ajman Agron Zyba, 21-vjeç, banues në Laç

Në kërkim

1. Gani Rexhep Hysa, 41 vjeç, banues ne Gjorm-Kruje

2. Elion (Kejsi) Sahit Hysa, 31 vjeç, banues ne Gjorm-Kruje

3. Keivi (Ahmet) Sahit Hysa, 23 vjeç, banues ne Gjorm-Kruje

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/