13korrik 2015 – Çështja e azilkërkuesve në Gjermani është shndërruar në fenomen që nga fillimi i këtij viti. Fillimisht në Vlorë, më pas në Kukës e Has, ndërsa ditët e fundit po bëhet nami në Burrel. Mijëra vetë mendohet se kanë udhëtuar nga qyteti e fshatrat e tij drejt Gjermanisë. Aq i përhapur është bërë ky fenomen, sa familje të tëra nisen edhe me bekimin e hoxhës. Një hoxhë qëndron në lulishten e qytetit, duke kënduar për të interesuarit dhe duke u përgatitur atyre nuska për mbarësi. Gazeta “Panorama” shkruan sot për këtë çështje, duke publikuar edhe foto.
Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani janë gjithmonë e në rritje, ndonëse kancelarja Angela Merkel, në vizitën e saj javën që shkoi deklaroi se kërkoheshin vetëm persona të kualifikuar. Deri tani nuk ka pasur kthime, por edhe pse nuk premtohet dhënia e azilit, familje të tëra jetojnë me një asistencë prej afërisht 300 euro në muaj dhe u është siguruar strehim.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/