12korrik 2015 – Një ditë pas zjarrit në lagjen 17, punishtja e përpunimit të drurit dhe banesat përreth janë shkrumb. Si materialet në punishte, ashtu dhe orenditë e banesave janë djegur plotësisht. Familjet janë strehuar mbrëmë tek të afërm, ndërsa sot nuk janë lejuar të hyjnë në zonë, pasi kishte ende rrezik për ta. Policia po vazhdon hetimet, ndonëse dyshon se një shkëndijë elektrike shkaktoi zjarrin e fuqishëm.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/