DURRËS, 10 korrik 2015 – Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Plepa të Durrësit njofton se do të zhvillojë, të hënën, më 13 qershor 2015, një prokurim disi të veçantë. Konvaleshenca në varësi të Ministrit Saimir Tahiri është kujtuar se ka nevojë për 300 copë shezlongë. Për këtë qëllim është vënë një fond limit prej 1 666 500 lekë ose 5 555 lekë (39 euro) copa. Edhe pse ka kushtin që afati për dorëzimin e mallit do të jetë 5 ditë nga lidhja e kontratës me operatorin fitues, ka gjasa të arrihet fundi i gushtit. Kjo për shkak të procedurave: nëse s’do të ketë anulim për mungesë konkurrence apo ankesa për fituesin, gjithë ky “operacion” zgjat mbi një muaj.
/red. soc. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/