9korrik 2015 – Roja e bankës së grabitur dje në qendër të Durrësit nuk e ka kuptuar aspak që dy personat që po hynin në ato momente kishin maska pleqsh në kokë, ndonëse trupat dhe veshjet tregonin dy të rinj. Pamjet e publikuara sot nga policia e Durrësit tregojnë sesi autorët e grabitjes së 35 mijë eurove, njëri prej të cilëve u arrestua, hynë me armë brenda bankës duke terrorizuar klientët. Njëri prej tyre mbushi çantën me paratë që ndodheshin në çdo arkë, ndërsa tjetri mbante të bllokuar rojen e brendshme. Pasi morën çdo gjë ata u larguan me motor. Vetëm njëri prej tyre, Alban Duka, 31 vjeç nga Tirana u arrestua, bashkë me çantën e parave, pas një ndërhyrje të shpejtë të policisë.

 

/agjencia e lajmeve dyrrah”