7 korrik 2015 – Zyrtarizohet lajmi i emërimit të Pranvera Behushi (Fagut) në krye të Doganave.

Pasditen e së shtunës më 4 korrik, agjencia e lajmeve “Dyrrah” nga informacionet e marra pranë burimeve të brendshme të Doganës, njoftoi emërimin e durrsakes si drejtoreshë e përgjithshme e Doganave (Lexo këtu: Durrsakja Behushi emërohet drejtoreshë e përgjithshme e Doganave).

Ndërkaq, vetëm sot qeveria ka bërë publike vendimin e saj. Pranvera Behushi merr këtë pozicion të rëndësishëm pas dorëheqjes së Elisa Spiropalit. Posti i drejtoreshës nuk është i panjohur për durrsaken, pasi më parë ka qenë drejtoreshë e Shërbimeve Juridike në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/