25 qershor 2015 – Disa copa mishi të ngrira që prej 45 vitesh janë gjetur në Kinë.
“Gati sa nuk volla prej erës së tmerrshme kur hapa kutinë”, ka thënë një prej inspektorëve që merret me kontrollin e ushqimeve që përdoren në restorantet kineze.
Brenda kutisë kishte mish të kalbur, madje disa copa ishin ngrirë që në vitin 1970.
Trafiku i mishit të kalbur ishte i destinuar për restorantet dhe marketet në Kinë me një vlerë prej 300 mijë sterlinash. Shumica e tij është transportuar me kamionë jofrigoriferikë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/