Një grua e moshuar është gjetur e vdekur mëngjesin e kësaj të shtune në Durrës.
Ngjarja është regjistruar te një apartament në banesat social te lagjja nr.17, ku nga informacionet e para “DurrësLajm” mëson se viktima jetonte vetëm. Ajo ishte e moshës rreth 75 vjeçe dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Ka qenë një grua kujdestare që shkonte çdo ditë në banesën e të moshuarës për t’u kujdesur, ajo që e ka gjetur sot pa shenja jete.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rastit.





