DURRËS, 23 qershor 2015 – Në kulmin e fushatës zgjedhore, që nga 17 qershori, kur njerëzit ftoheshin për të votuar, më 19, 20, të dielën më 21 qershor kur po mbusheshin kutitë, të hënën, të martën, të mërkurën kur po shpalleshin rezultatet, plazhet e Durrësit dhe Golemit po mbusheshin me frekuentues, por jo vetëm që po gjenin mjedise të pastra, por ata shihnin edhe vullnetarë që mblidhnin mbeturinat. Me sytë dhe në ethe për votimet, njësitë e pushtetit vendor nuk ia varnin shumë plazhit, por ishin strukturat e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (AKB), forcat e armatosura dhe disa vullnetarë që filluan “punë” në komunale.
Kështu, më 17 qershor 2015 mbyllet edhe kanali i fundit i hapur që derdhej në det në plazhin e Golemit. Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me bizneset e zonës, kanë mbyllur përfundimisht kanalin e hapur në zonën e Plazhit, i cili gjendej te zona që njihet ndryshe si Pishat e Buta.
Të dielën, më 21 qershor 2015, Plazhi i madh i Durrësit ndonëse ditë votimi vazhdon te jete i pastër si asnjë herë tjetër, thotë drejtori i AKB-së, Auron Tare: . punë, jo fjalë boshe për plazhe të pastra.
Të hënën, më 22 qershor 2015, në mëngjes, plazhet e mëdha janë në gjendje normale, duke u pastruar normalisht nga AKB-ja. Edhe pse komunat dhe bashkitë nuk funksionojnë normalisht, grupet e AKB-së janë në krye të detyrës.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/