23 qershor 2015 – Në provimin e Matematikës ngelën 11 për qind e maturantëve.

Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Provimeve janë 4753 maturantë, të cilët nuk arritën të kalonin.

Provimit iu nënshtruan rreth 44 mijë maturantë, ku një pjesë e tyre ishin ngelës nga viti i kaluar.

Megjithatë, numri i atyre që kanë arritur të vlerësohen maksimalisht në Matematikë është më i lartë se në provimin e Gjuhë-Letërsisë. Në testin e matematikës u vlerësuan me notën dhjetë 529 maturantë.

Ndërsa, notat e provimeve me zgjedhje do të bëhen publike brenda datës 5 korrik.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/