22 qershor 2015 – Një djalë nga Tirana ka gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për t’i propozuar për martesë të dashurës së tij, që sipas shkrimit në këtë foto e ka emrin Ela.

Është drejtuar për në qendrat e votimit ditën e diel, por jo për të votuar, por t'i dedikojë Elës këto rreshta:

“Ela, pranon të martohesh me mua? Martesa jonë do të zgjasë më shumë se një mandat.”

Me anë të këtij propozimi, numërohet dhe një votë tjetër e pavlefshme, përveç shumë të tillave që u publikuan dje ku votuesit nuk i kishin marrë seriozisht këto zgjedhje, por thjesht janë tallur. (Lexo këtu: Shqiptarët, në majë të hundës me politikën…)

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/