22 qershor 2015 – Mund të duket e pabesueshme, por Abumbi II, mbreti i 11-të i Bafutit në Kamerun, ka 100 gra dhe 500 fëmijë prej tyre, shkruan 'Daily Mail'.
Sipas traditave të Kamerunit, kur një mbret vdes, pasardhësi i tij i trashëgon të gjitha gratë dhe gjithashtu mund të martohet edhe me gra të tjera.
Mbretëresha Konstanca, gruaja e tretë e Abumbit thotë se prapa secilit burrë të suksesshëm duhet të jetë një grua tejet e suksesshme dhe e fortë.
Gratë më të vjetra i mësojnë traditat grave më të reja. Traditën gjithashtu ia mësojnë edhe mbretit pasi ai më parë ka qenë princ, dhe jo mbret.
Në kontinentin afrikan ka pak martesa poligame edhe pse poligamia është e ligjshme.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/