DURRËS, 20 qershor 2015 –  Të punësuarit në komunë / qytetin Cisterna [provinca Latina në Italinë e Mesme] dhe administrata do të zhvillojnë një miqësore futbolli, të ardhurat e së cilës do të dhurohen për një mision në Shqipëri, Durrës, njofton portali “h24notizie.com”. Takimi do të luhet të hënën, më 22 qershor, në orën 19. Pasi janë stërvitur për disa javë, lojtarët tani janë të gatshëm të dalin në fushë për të diskutuar “Ndeshjen e Zemrës” në ndihmë të Grupit Misionar, i cili do të niset së shpejti në Shqipëri. Angazhimi i tyre ka të bëjë së pari me ndihmën ndaj fëmijëve të braktisur në jetimore dhe në institucione për persona me aftësi të kufizuar në fshatrat e Durrësit.

 

 

 

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/