18 qershor 2015 – Horoskopi, 18 qershor 2015

Dashi
Marsi, planeti i aksionit i cili drejton shenjën e Dashit, do bashkohet me hënën e re në shenjën e Binjakut kështu që dy javët që pasojnë do ju shtyjnë që të merreni me prioritetin tuaj parësor. Mund t’i hidhni sytë një makine të re, ose një celulari apo një aksesor tjetër mediatik. Mund të keni vendosur të pajiseni me një certifikatë. Kjo është një periudhë e shkëlqyer për të sfiduar veten tuaj Dash, pasi aftësia juaj intelektuale do ndihmohet dhe forca juaj fizike do jetë në formën më të mirë.

Demi
Ndërkohë që çlirohet fuqia prej hënës së re të ditës së martë, do keni një mundësi të shkëlqyer për të vënë në jetë një strategji financiare. Në qoftë se merreni me shitje, me shumë gjasa do motivoheni prej një bonusi të rëndësishëm që do e keni në majë të gishtave. Organizoni axhendën tuaj ndërkohë që mbani të hapura disa mundësi dhe do i gjeni vetes mundësinë më të mirë të mundshme për të kapitalizuar diçka. Ka shumë mënyra nëpërmjet të cilave të mund të fitoni diçka më shumë Dem. Mos lini gur pa lëvizur dhe rrjedhja juaj e parave do jetë si ajo e një lumi.

Binjakët
Ngrijeni zërin dhe qartësisht Binjak dhe kërkesa juaj kryesore me shumë gjasa do realizohet. Hëna e re e ditës së martë në shenjën e Binjakut do kete ende fuqi kështu që bëjeni këtë ditë tuajën. Kjo mund të përfshijë një qëllim intelektual, një propozim biznesi ose një mision personal, fuqia e hënës së re do ju motivojë që të zhyteni me të gjithë vetëbesimin që mund të keni. Imagjinojeni veten tuaj si një gazetar ambicioz, të ri dhe një drejtues të madh, dhe së shpejti do jepni lajmin tuaj të madh.

Gaforrja
Një event special do jetë duke ardhur për ju falë hënës së re në shenjën e Binjakut e cila është ende aktive edhe për ditët që vjen. Në qoftë se keni patur disa mendime në lidhje me një rigjenerim gjatë pushimeve ose ndoshta të ndiqni spektaklin tuaj të preferuar, mund të motivoheni që të nënshkruani. Gjithashtu mund të eksploroni anën tuaj artistike dhe të kërkoni për një shkollë kërcimi, muzike apo kërcimi. Instruktori do jetë ideal dhe do kthehet në një mik të vyer.

Luani
Mblidhni grupin tuaj të fansave Luan pasi hëna e re në shenjën e Binjakut do ju flasë një paraqitje të madhe artistike. Në qoftë se keni një prezantim performancë ose një tjetër aktivitet në grup në axhendën tuaj, bëni një përpjekje për t’u treguar të ndjeshëm ndaj audiencës suaj. Mund të merrni një intervistë ekskluzive, një ftesë për në një event social. Mund të përfshoheni në një mundëss të madhe për të bërë një lidhje të rëndësishme me një organizatë ose me një VIP.

Virgjëresha
Do jeni në qëndër të vëmendjes falë ardhjes së hënës së re në majën e hartës suaj, ku një arritje impresionuese do ndriçojë fort. Ajo që është akoma dhe më e mirë është se Marsi, planeti i ambicies, do bashkohet me këtë hënë të re dhe do rrisë zellin tuaj. Një mundësi influencuese profesionale me shumë gjasa do ju vijë në qoftë se bashkëpunoni dhe i përkushtoheni me shpejtësi. Programoni një takim me një agjent, menaxher, publicist ose me një ekspert tjetër i cili e di se si të punojë me publikun, dhe do ia dilni.

Peshorja
Ngrihuni dhe luftoni për atë çka besoni dhe do dilni si fitmtarë. Mund të keni një tezë ose një prezantim për të bërë përpara një bordi ose një aplikim për universitet mund të ketë nevojë për vëmendjen tuaj të plotë. Një uri për njohuri do ju fuqizojë dhe do ju ndihmojë që të thyni barrierat. Në qoftë se jeni në procesin e aplikimit për një shtetësi të huaj, mund të forconi aplikimin tuaj sapo të ndani prioritetin tuaj kryesor.

Akrepi
Vendosni një qëllim për të kapitalizuar një prej burimeve tuaja më me vlerë dhe me shumë gjasa do ju vjë një ofertë e mirë. Një aplikim për hua do rezultojë i suksesshëm falë talentit tuaj për kërkime. Në qoftë se një partneritet financiar është duke ardhur, me shumë gjasa do keni një strategji ambicioze në mendje. Sgurohuni se ju dhe kolegu juaj jeni me një mendje pasi ky moment nuk është për t’u humbur apo vonuar.

Shigjetari
Një debat i shëndetshëm do forcojë një prej partneriteteve tuaja më të forta falë hënës së re në shenjën e Binjakut, shenja juaj e kundërt. Në qoftë se po e mendoni gjatë se çfarë të thoni dhe se si ta thoni, fjalët tuaja do kenë një impakt të madh. Mund të përdorni ironi por kjo do forcojë argumentin tuaj. Do filloni një kapitull të ri në lidhjen tuaj por lëreni partnerin të shprehet.

Bricjapi
Edhe pse 2015-a është mirë në përgjithësi, hëna e re në shenjën e Binjakut do ju motivojë që të keni një qasje të re përballë ushqimit dhe programeve ushtrimore. Marsi i cili është planeti i aksionit, do përqafojë fort hënën kështu që gjatë javëve që vijnë, stili juaj i jetës do jetë në tranzicion. Tani është moment shumë i mirë për të zhvilluar dhe për të punuar për një qëllim fitnesi pasi marsi do ju japë shtysën për t’u përkushtuar dhe do gjeni mbështetjen e duhur për t’i siguruar vetes sukses.

Ujori
Dashuria do jetë në ajër veçanërisht për ju Ujor, kështu që në qoftë se ju vjen një propozim flirtues, pranojeni. Jeta juaj do jetë si fllad pranveror falë hënës së re në shenjën e Binjakut e cila do jetë aktive deri javës tjetër. Mund të frymëzoheni për t’u marrë me shkrim ose për të mësuar një gjukë romantike si italishtja ose frengjishtja, por kini kujdes se mos bini në dahsuri ndërkohë me instruktorin apo instruktoren tuaj.

Peshqit
Vizitorët mund të fluturojnë brenda dhe jashtë shtëpisë suaj. Ky aktivitet do ju ngjallë shpirtin. Në qoftë se keni kujdes mbi një detaj të historisë suaj familjare, bëni një plan për të zbuluar informacionin i cili mund të ketë të bëjë dhe me historikun shëndetësor. Mund t’ju duhet të shisni apo të blini pronësi dhe do gjeni për fat të mirë një ofertë favorizuese.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/