16 qershor 2015 – Pak kohë pas fitores historike me Francën, në miqësoren e luajtur në “Elbasan Arena”, De Biazi shijon një tjetër moment lumturie për familjen e tij.

Bashkëshortja e tij, Paola, feston ditëlindjen. Trajneri i kombëtares, që suksesin profesional nuk ka ngurruar ta ndajë me familjen e tij, i ka rezervuar një urim edhe në shqip, Paolas.

Në të shkruhet shumë ngrohtësisht: “URIMET MË TË BUKURA! Për ty, që më mësove dashurinë e pafund, sepse ti je dashuria e pafund; ajo për të cilën nuk kursehem, që bëhet gjak i nxehtë dhe i dhuron jetën gjithçkaje. Gëzuar, gëzuar dhe 1000 herë të tjera, Paola!”

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/