16 qershor 2015 – Horoskopi, 16 qershor 2015

Dashi
Një hënë super e fuqishme do hyjë në sektorin tuaj të komunikimeve sot. Në qoftë se keni një projekt shkrimi që keni dashur të realzioni sigurohuni se do nisni brenda 10 ditësh pas kësaj hëne të re. Mendja juaj do jetë tepër e mprehtë dhe do punojë që shumë ide të dalin jashtë shpejt. Për më tepër nëse po mendoni për të blere një shtëpi të re ose të merrni përsipër një udhëtim të shkurtër, kjo do jetë një periudhë e mirë për të vënë planet tuaja në lëvizje.

Demi
Sot një hënë e re do bie në sektorin tuaj të të ardhurave, kjo hënë do mbështetet prej Marsit i cili do jetë shumë afër me të. Si për pasojë ju mund të filloni të planifikoni monetarizimin e një prej talenteve tuaj që ndoshta nuk e keni eksploruar më parë. Çdo ide që do implementoni tani kapër t’u përmirësuar dhe rrjedhja juaj e parave me shumë gjasa do rritet.

Binjakët
Hëna e re e sotme në shenjën e Binjakut do ketë një mesazh ekstra special për ju. Cili do qoftë projekti personal që keni gjatë ditëve që vijnë, do keni një sasi të jashtëzakonshme të mbështetjes kozmike pas jush. Do keni kombinimin perfekt të entuziasmit, energjisë dhe intelektit për t’i falur sukses çfarëdo lloj gjëje që prekni.

Gaforrja
Mund të ndjeni një nevojë të madhe për të ndihmuar njerzit në nevojë. Do përdorni komunikimin për të arritur këtë gjë. Njëri prej të afërmve tuaj do ju ndihmojë dhe kjo do ju kënaqë. Gjithashtu mund të zbuloni se diçka e rëndësishme ka nevojë për ndihmën tuaj dhe është diçka që do ju rrisë.

Luani
Do ndjeheni shumë të lumtur prej marrjes së një ftese për t’u bërë pjesë e një grupi apo organizate të cilës i përkisni. Qoftë ky një grup social ose profesional, diçka që është më e lidhur me vizionin e grupit do ju entuziasmojë. Mund të vendosni sot ose brenda dy javësh që të nisni një sipërmarrje humanitare. Prisni të bëni një diferencë të vërtetë.

Virgjëresha
Tani është koha juaj për të kapur nivele emocionuese profesionale. Sot, hëna e re bie në sektorin tuaj të karrierës dhe është e lidhur me Marsin, planetin e aftësive sipërmarrëse. Edhe nëse nuk jeni duke ndjekur qëllimin për tu bërë shefi, bëji çfarëdo të mundni për të arritur një qëllim në karrierë që keni pasur gjithmonë në shtëpi. Suksesi ësht i juaji për tu pasur.

Peshorja
A po mendoni t’i riktheheni marrjes së një diplome të avancuar, një certifikate ose një license të specializuar? Në qoftë se përgjigjia është po, për 10 ditët që ivinnë do keni një nivel të mrekullueshëm mbështetjeje prej universit që gjërat të realizohen. Për më tepër nëse po mendoni që të publikoni një punë tuajën, diçka që do ketë nevojë për publik ndërkombëtar, kjo është koha juaj!

Akrepi
Një investim i ri biznesi mund të jetë në horizont. Duhet të merrni në konsideratë që të takoni këshilltarin tuaj financiar për të diskutuar rreth rritjes së portofolit tuaj aktual. Mund të vendosni që tani është një kohë e mirë për t'u siguruar. Në lajme të tjera në qoftë se jeni të martuar, ka mundësi që partneri juaj të rritet në punë gjë që do ju ndikojë edhe juve pozitivisht.

Shigjetari

Prisni një zhvillim pozitiv në një çeshtje partneriteti. Në qoftë se është një lidhje biznesi dikush i ri në jetën tuaj do bashkojë forcat me ju. Ai ose ajo do ndikojë në biznesin tuaj. Gjithashtu mund të takoni një klient të madh të cilin jeni përpjekur ta bëni për vete. Në këtë moment ky klient e ka të pamundur ta refuzojë ofertën tuaj. Në qoftë se jeni duke dalë me dikë, mund të vendosni se ka ardhur koha për t'u përkushtuar më shumë.

Bricjapi
Në qoftë se po kërkoni për një punë tjetër ose për një punë të dytë, sot do jetë moment i duhur për të përveshur mëngët. Rregulloni CV-në tuaj dhe me shumë gjasa do gjeni më shumë se një mundësi. Mund të merrni një projekt përsipër në punën tuaj i cili do i lejë konkurrentët tuaj pa fjalë. Është gjtihashtu moment shumë i mirë për të nisur një plan programesh ushtrimore në mënyrë që të përmirësoni shëndetin tuaj.

Ujori

Romanca dhe kënqësia janë duke trokitur! Sot një hënë e re brilante bie në sektorin tuja të dashurisë së vërtetë duke ju ndihmuar në mundësi për të takuar njeirun e zemrës! Në qoftë se jeni beqarë duhet të dilni sa më shumë gjatë dy javëve që vijnë. Nëqoftë se jeni në një lidhje ju dhe njeriu i zemrës do ia kaloni mirë në mënyrën më emocionuese. Gjithashtu mund të merrni në konsideratë të bëni një fëmojë në qoftë se është pjesë e planit tuaj të jetës.

Peshqit
Lajme shumë të mira prej një të afërmi do kënaqin të gjithë familjen tuaj. Një anuncim i madh prej dikujt të afërm si pshm një fejese, ose një bebe që është duke ardhur, ose një plan për tu bashkuar me dikë ka jasa që të vijë. Cilado qofshin detajet do ndjeheni shumë të motivuar për të bërë ndryshime në ambjenin tuaj shtëpiak. Kjo përfshin gjithçka nga rinovimi i shtëpisë në një ndryshim me njeriun me të cilin jetoni ose vendit ku jetoni!

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/