12 qershor 2015 – Agjencia Kombëtare e Provimeve ka nxjerrë disa shifra zhgënjyese për nivelin e përgjithshëm të maturantëve të këtij viti për lëndën e Gjuhë-Letërsisë.
Nga 46 mijë testet që kanë korrigjuar vlerësuesit e AKP-së, rezulton se vetëm tre maturantë kanë marrë notën maksimale 10.
Megjithatë, numri i maturantëve ngelës në të gjithë Shqipërinë këtë vit është më i vogël, krahasuar me vitin e kaluar.
Niveli i maturantëve vijon të mbetet mesatar e kjo nisur nga notat që mbizotërojnë në listat e maturantëve, ku ato më të përsëritura janë 6, 7 dhe 8.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/