11 qershor 2015 – Horoskopi, 11 qershor 2015

Dashi
Sot pasi ka qenë i zmbrapsur që prej datës 18 Maj, Mërkuri do rinisë të ecë drejt. Planeti i komunikimit ka qenë duke udhëtuar në sektorin tuaj të mesazheve duke e bërë shumë të lodhshëm për ju çeshtjen e komunikimit. Mund të keni vënë re më shumë vonesa se zakonisht në korrespondenca ose në jetën tuaj të përditshme. Mundet që gjithashtu të përjetoni një keqkuptim gjatë një bisede me dikë të rëndëisshëm për ju si për shembull një i afërm. Për fat të mirë do ju jepet mundësia për t’i zgjidhur gjërat.

Demi
Në qoftë se e keni patur të vështirë të merrni vendime financiare ose nëse keni përjetuar rraskapitje me buxhetin, ka ardhur koha që gjërat që të ndryshohen. Pas ditës së sotme do vini re më shumë qartësi në çeshtjet që përfshijnë rrjedhjet e parave, fuqinë tuaj për të fituar gjithashtu edhe shpenzime të të ardhurave. Gjithashtu mund të keni vendosur që të merreni me gjëra që nxjerrin në pah talentet tuaja. Nëqoftë se ky është rasti, do mbeteni të kënaqur për shkak se do ju vendosë në një pozicion edhe më të fortë për të bërë para për të ecur para.

Binjakët
Në datën 18 Maj Mërkuri nisi të zmbrapsej dhe kjo nisi shumë keqkuptime në komunikime. Ju drejtoheni prej Mërkurit dhe kur Mërkuri del jashtë fazës së tij të zakonshme ju ndikoheni më shumë. Për më tepër gjatë kësaj periudhe ka qenë në shenjën tuaj dhe e keni ndjerë dyfish. Mund të ndjeni sikur askush nuk ju ka kuptuar gjatë tre javëve të shkuara pasi përpiqeshit të parhapnit informacionin tuaj. Për fat të mirë sot do kthehet drejt dhe do filloni të ndjeheni më mirë

Gaforrja
Në qoftë se i keni kaluar javët e fundit duke punuar mbi një çeshtje të ndjeshme me një këshilltar të njëfar mënyreje afër, keni një mundësi të mirë që të gjeni një zgjedhje sot. Mund të jeni përpjekur fort që të përhalloni një situatë problematike prej së shkuarës suaj vetëm për të kuptuar se nëse nuk ia adresoni njerut të duhur, nuk do e gjeni zgjidhjen. Tani një qartësi më e madhe mendore ju ofrohet falë dëshirës suaj për t’u gërmuar më thellë.

Luani
Në qoftë se keni përjetuar një kekquptim ose një diskutim së fundmi me një njeri të afërt, mund të keni tani mundësi që t’i rregulloni gjërat. Problem ka qenë se fjalët tuaja me shumë gjasa janë keqkuptuar. Për pasojë, ju dhe shoku juaj duket se nuk mundni të gjeni një vend ku që të dy të dëgjoni njëri-tjetrin në mënyrë efektive. Mos u dorëzoni. Mërkuri do nisë të ecë drejt sot në sektorin tuaj të miqësisë që ju lejon një komunikim mbështetës me njeriun tjetër.

Virgjëresha
Komunikimi me shefin tuaj mund të ketë qënë i rrezikshëm gjatë javëve të fundit. Megjithatë sot, gjërat kanë filluar të qartësohen. Në datën 18 Maj Mërkuri i cili është planeti juaj drejtues, është kthyer mprapsht në atë fushë të jetës suaj që drejton profesionin dhe autoritetin. Nga ana tjetër, ju gjithashtu mund të jeni rilidhur me dikë në industrinë tuaj i cili ka mjaft rëndësi. Tani mërkuri do ecë drejt. Ky person do jetë në pozicionin e duhur për t’ju ndihmuar.

Peshorja
Në qoftë se po studioni për një çertifikatë të avancuar, fokusi juaj nuk ka qënë pikërisht në maksimumin e vet gjatë javëve të shkuara. Mund të keni marrë një mesim që e keni patur të vështirë për ta mësuar kështu që do ishte një ide mjaft e mirë ta rishikonit materialin me një tutor ose me një profesor. Pas ditës së sotme do e keni më të lehtë të mësoni për shkak se Mëkuri do fillojë me hapin e tij të zakonshëm. Për më tepër, vonesa me çdo biznes ndërkombëtar do fillojnë të zhduken.

Akrepi
Gjatë javëve të fundit mund të keni përjetuar vonesa të mëdha dhe rraskapitëse në lidhje me një investim ose me një aplikim. Jga ana tjetër keni zbuluar gabime të mëdha prej jush të cilat për fat të mirë tani do ju shërbejnë njohuri për veten tuaj. Do dallini një paqe nga sot e tutje dhe idetë do vijnë lirshëm tek ju, përgjigjet gjithashtu dhe më në fund do keni një plan në duar që mund ta përdorni.

Shigjetari 
Në qoftë se ju dhe partneri juaj e keni pasur të vështirë të merrni një vendim së bashku gjatë dy javëve të fundit, merrni zemër pasi gjërat janë gati për të ndryshuar. Që prej datës 18 maj, Mërkuri i zmbraps në sektorin tuaj të partneritetit. Kjo me shumë gjasa ka krijuar shumë keqkuptime në komunikim mes jush dhe partnerit tuaj, në jetën tuaj në biznes ose në jetën tuaj profesionale. Pas ditës së sotme githsesi, mërkuri do fillojë që të rregullojë hapin e tij gjatë orbitës së vet dhe do gjeni zgjidhjet.

Bricjapi 
Sumë punë prej jush gjatë javëve të fundit mund të ketë kërkuar shumë vëmëndje. Ju dhe njerëzit me të cilët punoni mund të keni përjetuar vështirësi për të përfunduar një projekt madhor. Për fat të mirë pas ditës së sotme gjërat do fillojnë të ndryshojnë. Idetë do ju rrjedhin dhe puna në grup do jetë e këndshme.

Ujori
Në qoftë se keni ndonjë fëmijë ka mundësi që të keni patur disa keqkuptime gjatë javëve të fundit. Kjo mund të ketë shumë arsye por e përbashkëta është se keni vënë re një ndryshim perspektivash për fat të mirë pas ditës së sotme do gjeni mënyra për tu përballur me këtë gjë dhe do çliroheni.

Peshqit
Mund të keni hasur vonea në lidhje me projektin shtëpiak, me pajisje, kontraktorin, ardhjen e mobiljeve etj. Për fat të mirë gjërat nga sot e tutje do vijnë nëvijë. E njëjta gjë vlen për marrëdhënien mes jush dhe një të afërmi. Tani gjërat do rregullohen, jini të duruar.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/