9 qershor 2015 – Sjellja e djalit të saj ishte përkeqësuar vazhdimisht. Nëna e re nga Monmouthshire, në Uells ishte e bindur se djali i saj ishte autik. Ai po bëhej çdo ditë edhe më i dhunshëm. 3-vjeçari nuk përqendrohej në lojërat e tij dhe bënte një gjumë të parehatshëm.
Për shkak se dhe vëllai i saj kishte këtë sindromë, ajo ishte e bindur se djali ishte autik. Në fakt pas gjithë kësaj situate qëndronte qeni i familjes. Ai shkonte çdo natë e i merrte jastëkun djalit, gjë që sillte acarimin e fëmijës dhe prishjen e gjumit. Kjo solli pasojat për të cilat prindërit i kuptuan vetëm pasi panë me kujdes çfarë ndodhte gjatë natës.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/