9 qershor 2015 – E sapolindur u braktis në një kosh plehrash, por pas 46 vjetësh ka arritur të bashkohet me nënën e saj, në sajë të një ndihme që kërkoi në rrjetet sociale për të gjetur prindërit biologjikë.
Kjo është historia e Michelle Rooney-t, e cila u adoptua nga një familje pasi u gjet në një çantë brenda një koshi plehrash pranë një blloku pallatesh në lindje të Londrës. Ajo ishte braktisur nga nëna e saj, Angie Smith, që në atë kohë ishte 23 vjeçe, e divorcuar.
Nëna e re e fshehu shtatzëninë dhe e kishte sjellë në jetë të bijën në kopshtin e babait të saj. Gjithçka e bëri pasi ishte e tmerruar se do të turpëronte sërish familjen e vet pas një divorci të vështirë nga bashkëshorti i saj.
Por pavarësisht të gjithave, Michelle tashmë shprehet se nuk i mban mëri nënës së saj dhe bashkimi me të ishte tërësisht natyral, njësoj si të kishin qenë gjithë jetën bashkë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/