9 qershor 2015 – Dje, qytetarët e Durrësit patën mundësinë që të shijonin dhe të shikonin përgatitjen e gatimeve tipike amerikane.
Shefi amerikan Chris Williams, bashkëpronar dhe kryekuzhinier i restorantit Lucille’s of Houston në Teksas, gatoi në breg të detit në Durrës, disa receta të veçanta.
Në Ditën Botërore të Oqeaneve, kuzhinieri i njohur amerikan u takua edhe me shefat e mirënjohur shqiptarë Sokol Prenga dhe Ilir Fama, historianin e kulinarisë Armond Kikino, dhe studentët e shkollës së kulinarisë së Shkodrës, ku ata provuan prodhimet e shijshme të detit që ofron Shqipëria.
Duke iu referuar Ditës Botërore të Oqeaneve, Chris dhe shefat e tjerë nënvizuan rëndësinë jetike që ujërat e pastër dhe të shëndetshëm kanë në cilësinë e vazhdueshme të prodhimeve të mira të detit.
Chris është diplomuar në Le Cordon Blue në Austin, Texas, dhe sjell stilin e tij të veçantë në kuzhinën e restorantit të tij në Shtetet e Bashkuara si dhe për audiencat në mbarë botën. Vizita e tij është gjithashtu edhe një mundësi për të prezantuar audiencën ndërkombëtare me recetat e stërgjyshes së tij nga mamaja, Lucille Bishop Smith, shefe kuzhine, mësuese dhe grua biznesi, emrin e së cilës mban edhe restoranti i tij.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/