4 qershor 2015 – Kandidatja e djathtë e Durrësit, Grida Duma prezantoi sonte programin e saj për bashkinë e madhe që ajo kërkon ta fitojë më 21 qershor. Ajo foli me pika për çështjet kryesore që premton t’i realizojë në të ardhmen, duke ftuar në podium dhe specialistë të fushave përkatëse. Vetë Grida ishte moderatore e programit të saj, duke drejtuar të gjithë aktivitetin.

Në fund, ajo ia ka dhënë fjalën kreut të PD-së, Lulzim Basha, por një lapsus e shoqëroi prezantimin. “Dhe tani kam nderin të ftoj këtu, kryebashkiakun e…Tiranës, kreun e PD-së, Lulzim Basha”, tha Duma. Nga ana e tij, kryedemokrati Basha ia ktheu me fjalët se, “nuk ta marr për keq se e ke mendjen tek bashkia”.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”