4 qershor 2015 – Një burrë polak plagosi shtatë persona, përfshirë dy policë, sepse u zemërua jashtë mase pasi gjeti bashkëshorten e tij nudo në pishinën e hotelit.
Çifti Mercin Tomasz Flakiewicz dhe Jolanta Irena Flakiewicz, shkuan në Turqi nga Britania e Madhe dhe incidenti mendohet se ka ndodhur nga konsumi i madh i alkoolit.
Gruaja e polakut ka hequr rrobat duke ecur rreth pishinës së hotelit, dhe punonjësit i kanë kërkuar burrit të saj që të ndërhyjë, por ai ka reaguar ashpër duke sulmuar punonjësit dhe dy turistë rusë.
Pas kësaj, punonjësit e hotelit lajmëruan policinë, e cila gjithashtu u sulmua nga burri agresiv.
U desh përdorimi i gazit lotsjellës që çifti të arrestohej. Ata tashmë nuk kanë të drejtë të shkojnë në Turqi për 5 vite.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/