3 qershor 2015 – Ndërsa priten edhe 18 ditë për zgjedhjet e ardhshme, një sondazh i IPR Marketing dhe Ora News nxjerr fitues kryebashkiakun aktual, Vangjush Dako. Që nga koha e sondazhit të parë, më 13 maj, kandidati socialist ka fituar 3 për qind më shumë vota, ndërsa rivalja e tij, Grida Duma ka rënë. Kandidati socialist është rritur me 3% duke shkuar në 54% të mbështetësve durrsakë ndërsa Grida Duma ka rënë me 3%, duke marrë 46% të votave.
Të pavendosur për këtë bashki janë 18.1% e elektoratit.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”